Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Poezia “Liridonës Sonë”

    Poezia “Liridonës Sonë”

    Përzgjedhja Jonë December 6, 2023Updated:December 6, 20232 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Poezia “Liridonës Sonë” e autorit Mazllum Baraliu flet për sfidat dhe pasiguritë në shoqërinë moderne. Autori, Mazllum Baraliu nga Prishtina, përdor imazhe poetike për të përshkruar një realitet ku dashuria është zëvendësuar nga urrejtja dhe xhelozia. Në këtë kontekst, ai shpreh dyshimet ndaj vlerave dhe sjelljeve të shoqërisë së sotme, duke sjellë pyetje të thella mbi mungesën e dashurisë ndaj njeri-tjetrit.

    Në vargjet e poezisë, Baraliu flet për nevojën e një ndryshimi, në ndërgjegjësimin dhe kthimin e vlerave të vërteta njerëzore. Kjo është një thirrje për një shoqëri më humane dhe me ndjenja, ku liria dhe drejtësia janë të vlerësuara lart.

    Poezia reflekton mbi sfidat dhe shqetësimet e kohës, duke shprehur shpresën për një të ardhme më të mirë dhe një shoqëri të ndryshuar nga vlerat pozitive dhe solidariteti ndërmjet njerëzve.

    LIRIDONËS SONË

    Qiellit të errët

    Fluturon një zog,

    Në zemër të Dardanisë

    Plot mjegull e smog…!

    Si është e mundur

    Në këtë shekull të ri

    T’ ketë kaq shumë urrejtje,

    Kaq pak dashuri!

    Dashuri për njeriun

    Dashuri për femrën

    Dashuri për fëmijët,

    Dashuri për nënën!

    Pse n‘vend të dashurisë

    Kaq shumë xhelozi,

    Kaq shumë posesion, 

    Kaq shumë dorekrimsi…!

    Pse jemi kaq inert

    Mizogjin e introvert

    Përse kaq pak ndjesi 

    E kaq shumë ligësi?

    Përse liria e jonë ka kaq çmim të ulët

    Përse krimi, zezonat…! në kulm e ka tapult!

    Pse jeta e tjetrit

    Aq pak vlerë e çmim?

    Pse qenësia e njeriut

    Të stërkeqet në përfitim?

    Ndaj,

    Na ndihmo o Zot,

    Drejtë vetëdijes – tok

    …

    Mazllum Baraliu, Prishtinë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024429 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023337 Views
    Our Picks

    Zëri i nënës: Ilaçi më i mirë kundër stresit

    June 15, 2025

    Selma Hayek dhe projekti i zemrës së saj: “Profeti”

    June 14, 2025

    Dua Lipa dhe Callum Turner e konfirmojnë fejesën e tyre

    June 13, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version