Pjepri është fruti perfekt për ditët e nxehta të verës. Me mbi 90% ujë, ajo ndihmon në hidratimin e trupit dhe lëkurës, veçanërisht pas ekspozimit në diell, det apo pishina. Përmban gjithashtu antioksidues dhe beta-karoten, të cilët mbrojnë lëkurën nga plakja.
I pasur me fibra dhe shumë pak kalori, pjepri ndihmon tretjen dhe parandalon fryrjen, duke kontribuar në një bark më të sheshtë.
Pjepri ka edhe efekt diuretik natyral – ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta dhe lehtëson ndjesinë e “këmbëve të rënda”, falë përmbajtjes së kaliumit dhe kalciumit.
Ekspertët këshillojnë ta konsumoni të vetme, jo të kombinuar me fruta të tjera, për të shmangur problemet me tretjen. Pjepri është më i përshtatshëm si mesvakt i freskët, jo pas ushqimit.