Pita perandorake është një nga recetat më të dashura shtëpiake, sepse përgatitet shumë shpejt dhe me përbërës që zakonisht i kemi në kuzhinë. Është e butë, e shijshme dhe perfekte si për mëngjes ashtu edhe për darkë apo kur keni mysafirë. E mira e saj është se mund ta kombinoni sipas dëshirës, por gjithmonë del e pasur në shije dhe shumë e këndshme si e ngrohtë ashtu edhe e ftohtë.
Për përgatitje ju duhen 4 vezë, 1 gotë kos ose qumësht i thartë, 1 gotë vaj, 2 gota miell (një miell misri dhe një miell i bardhë), 1 pluhur për pjekje dhe pak kripë. Shtoni 200 gram djathë, 200 gram proshutë, 4-5 kastravecë turshi dhe 2-3 speca turshi. Fillimisht përzieni vezët me kosin, shtoni miellin me pluhurin për pjekje dhe më pas vajin. Në fund shtoni djathin, proshutën dhe turshitë, përziejeni mirë dhe hidheni në një tepsi. Piqeni derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe të lëshojë aromë të mrekullueshme.


