Ekspertët paralajmërojnë se disa pije të përdorura shpesh mund ta zvogëlojnë efektin e barnave kundër alergjisë, veçanërisht antihistaminikut feksofenadin. Për këtë arsye, rekomandohet që tableta të merret vetëm me ujë.
Sipas specialistëve, lëngjet e portokallit, grejpfrutit dhe mollës mund të pengojnë përthithjen e ilaçit në organizëm, duke e bërë atë më pak efektiv kundër simptomave të alergjisë si teshtitja, kruarja dhe rrjedhja e hundëve.
Po ashtu, edhe alkooli duhet shmangur gjatë përdorimit të këtij medikamenti, pasi mund të rrisë efektet anësore si përgjumja dhe marramendja.
Ekspertët këshillojnë që personat me probleme të zemrës, mëlçisë apo veshkave, si dhe gratë shtatzëna ose gjidhënëse, të konsultohen me mjekun para përdorimit të barnave kundër alergjisë.


