Pije e pasur me vitamina dhe minerale është një mënyrë e shkëlqyer për të përforcuar imunitetin gjatë dimrit. Me vetëm katër përbërës – banane, grejpfrut, portokall dhe kos grek – ky kombinim ndihmon në rritjen e energjisë dhe përmirësimin e shëndetit.
Si ta përgatisni?
2 banane të prera
2 grejpfruta të kuq, të qëruar dhe të prerë
Lëngun dhe pulpën e një portokalli
3 lugë gjelle kos grek
Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit në blender derisa të krijohet një masë homogjene dhe shijojeni menjëherë!
Kujdes: Grejpfruti mund të ndikojë në efektin e disa barnave, si ata për uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut, prandaj konsultohuni me mjekun nëse jeni duke marrë ndonjë trajtim të tillë.