Peter Jackson, regjisor i njohur për trilogjinë “The Lord of the Rings”, shpesh ka treguar se pasioni i tij për kinemanë u formësua nga disa klasikë të pavdekshme. Në listën e tij të preferencave përmendet “King Kong” (1933), filmi që e frymëzoi si fëmijë të bëhej regjisor, si dhe “Dawn of the Dead” (1978) i George Romero-s, që ndikoi në stilin e tij grotesk dhe humorin e errët. Një vend të veçantë zë edhe filmi i heshtur “The General” (1926) i Buster Keaton, i cili e mahniti me mjeshtërinë teknike dhe akrobacitë pa efekte speciale.
Jackson nuk fsheh admirimin edhe për “Goodfellas” (1990) të Martin Scorsese, të cilin e quan shembull frymëzimi sa herë i duhet një rikujtim i regjisë së nivelit më të lartë. Ndërsa “Jaws” (1975) i Steven Spielberg, që shënoi lindjen e bllokbasterëve modernë, e konsideron kulmin e tensionit filmik. Këta pesë filma jo vetëm që ndikuan te vizioni i tij, por edhe ndihmuan Jackson të formësojë një stil unik që i dha një vend të përhershëm në historinë e kinemasë.