Frutat dhe perimet shpesh trajtohen me pesticide, ndaj është thelbësore të lahen mirë para konsumit. Shkencëtarët suedezë kanë vërtetuar se këto substanca toksike mund të grumbullohen në trup, por zhduken brenda dy javësh nëse ndalojmë konsumimin e ushqimeve të kontaminuara.
Pesticidet janë të lidhura me sëmundje serioze si Parkinsoni, dëmtime të trurit dhe kancer te fëmijët. Glifosati, një pesticid i zakonshëm, është zbuluar në ajër, ujë, gjak dhe qumësht gjiri.
Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj këtyre toksinave, duke shfaqur probleme në sjellje, kujtesë etj.
Për të ulur rrezikun, shmangni blerjen e këtyre produkteve nëse nuk janë organike: selino, spinaq, domate, kastravecë dhe speca.