Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) LinkedIn
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Pesë mënyra për ta mbrojtur telefonin dhe laptopin nga mbinxehja

    Pesë mënyra për ta mbrojtur telefonin dhe laptopin nga mbinxehja

    Featured June 29, 2026Updated:June 29, 20261 Min Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Temperaturat e larta nuk janë sfidë vetëm për njerëzit, por edhe për telefonat, laptopët dhe pajisjet e tjera elektronike. Ekspertët këshillojnë që pajisjet të mbahen gjithmonë larg rrezeve direkte të diellit, pasi edhe disa minuta ekspozim mund të shkaktojnë mbinxehje dhe të dëmtojnë baterinë apo komponentët e brendshëm.

    Një nga gabimet më të zakonshme është vendosja e telefonit ose laptopit në frigorifer për t’i ftohur. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës mund të shkaktojë dëmtime serioze, ndërsa lagështia brenda frigoriferit rrit rrezikun për prishjen e pajisjes.

    Specialistët rekomandojnë mbajtjen e ambientit të freskët me ventilator ose kondicioner, uljen e roletave gjatë ditës dhe shmangien e përdorimit intensiv të pajisjeve në vapë. Lojërat, transmetimet online, aplikacionet e inteligjencës artificiale, ndriçimi maksimal i ekranit dhe karikimi i baterisë e rrisin temperaturën e pajisjes.

    Një tjetër këshillë është heqja e maskave mbrojtëse kur telefoni ose laptopi nxehet shumë, pasi ato pengojnë shpërndarjen e nxehtësisë. Megjithatë, pajisja duhet të trajtohet me kujdes, pasi pa mbrojtëse është më e ndjeshme ndaj dëmtimeve nga rënia.

    Ekspertët theksojnë se pushimet e shkurtra gjatë përdorimit dhe aktivizimi i modalitetit të kursimit të baterisë mund të ndihmojnë në uljen e temperaturës dhe zgjatjen e jetës së pajisjeve elektronike.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024475 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024442 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023347 Views
    Our Picks

    Pesë mënyra për ta mbrojtur telefonin dhe laptopin nga mbinxehja

    June 29, 2026

    Fjetja me kondicioner gjithë natën? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj

    June 29, 2026

    Steven Spielberg zbulon si ishte në të vërtetë E.T.

    June 29, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version