Shumica e njerëzve sot konsumojnë shumë pak fibra – shumë më pak se rekomandimi ditor prej 28–34 gramësh. Fibrat janë thelbësore jo vetëm për tretjen, por edhe për ruajtjen e peshës së shëndetshme dhe për parandalimin e sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës. Ndërsa tërshëra është shpesh zgjedhja më e njohur, disa fruta ofrojnë edhe më shumë fibra.
Dijetologia Novella Lui rekomandon pesë fruta të pasura me fibra: avokado (10 g për një kokërr), manaferra dhe mjedra (8 g për një filxhan), shega (7 g për një filxhan) dhe dardha (6 g për një kokërr mesatare). Përveç përmbajtjes së lartë të fibrave, këto fruta janë të pasura edhe me antioksidantë, vitamina dhe përbërës me veti antiinflamatore që mbrojnë organizmin. Shtimi i tyre në dietën e përditshme është një mënyrë natyrale dhe e shijshme për të përmirësuar shëndetin e zorrëve dhe të gjithë trupit.