The Simpsons vazhdon të mbetet një nga serialet më ikonike në historinë e televizionit, me mbi 800 episode që nga debutimi në vitin 1989. Sipas vlerësimeve në IMDb, disa episode të periudhës “klasike” të serialit konsiderohen ende më të mirat nga fansat dhe kritikët.
Në krye të listës është episodi Homer’s Enemy me notën 9.3/10, ku personazhi Frank Grimes përballet me absurditetin e jetës së Homer Simpson. Episodi konsiderohet një nga më inteligjentët dhe më satirikët e serialit.
Me notën 9.2/10 renditen episodet legjendare You Only Move Twice, ku Homer punon për një shef që rezulton të jetë një super-kriminel në stilin e James Bond; Who Shot Mr. Burns?, misteri më i famshëm i Springfield-it; Treehouse of Horror V, speciali horror që parodizon “The Shining”; dhe Cape Feare, episodi kult me rikthimin e Sideshow Bob.
Fansat vazhdojnë t’i konsiderojnë këto episode si kulmin e humorit, satirës dhe kreativitetit që e shndërroi “The Simpsons” në serialin animuar më të famshëm të të gjitha kohërave.


