Janë tre vjet që prej largimit nga jeta i legjendës së humorit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima.
Artisti i nderuar u nda nga ne më 26 mars të vitit 2021, pasi luftoi me sëmundjen COVID-19 në spital.
Për humoristin e shumë skeçeve të televizionit, kjo ditë shënon një kujtim të veçantë për të gjithë ata që e njohën atë, veçanërisht për miqtë dhe familjarët e tij.
Dhe në këtë përvjetor të tretë të largimit të tij, emocioni për të nuk u ndal edhe nga vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi.
“Sot zgjohem me një dhembje të ngjashme me atë të tre viteve më parë, kur u largove përjetë nga kjo botë”, shkruan Adelina.