Një incident i papritur ka trazuar koncertin e fundit të “Jane’s Addiction”. Gjatë performancës së tyre në Chaotic Festival, lideri i grupit Perry Farrell goditi me grusht kitaristin legjendar Dave Navarro, duke shkaktuar kaos në skenë. Pas këtij momenti të tensionuar, Farrell u detyrua të largohet nga skena, ndërsa grupi për pak kohë ndali performancën.
Shkaqet e këtij konflikti janë ende të paqarta, por ky incident ka ngjallur reagime të shumta nga fansat dhe audienca e koncertit. Edhe pse grupi është i njohur për energjinë dhe intensitetin e tyre në skenë, një situatë e tillë nuk pritej nga askush.