Perimet e dimrit janë të pasura me vitamina dhe fibra që ndihmojnë trupin të përballojë të ftohtin dhe të forcojë imunitetin. Ato ndikojnë pozitivisht edhe në shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.
Lakra turshi
E pasur me vitaminë C, fibra dhe probiotikë. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut, forcon imunitetin dhe përmirëson funksionin e zemrës. Konsumohet me masë për shkak të kripës.
Rrepa e kuqe
Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul tensionin arterial. Përmban nitrate që ndihmojnë zgjerimin e enëve të gjakut dhe antioksidantë që mbrojnë zemrën. Rekomandohet disa herë në javë.
Lakra jeshile
Burim i vitaminës K, kalciumit dhe antioksidantëve. Ndihmon në pastrimin e arterieve dhe ruajtjen e elasticitetit të tyre. Mund të përdoret në supa, sallata ose gjellëra.


