Bizelet janë një bimë ushqyese me origjinë nga Azia, të pasura me vitamina të grupit B, si dhe me vitaminë A dhe C.
Ato përmbajnë minerale të rëndësishme si kaliumi, fosfori, magnezi, kalciumi, hekuri, seleni dhe zinku. Kaliumi është veçanërisht i dobishëm për riekuilibrimin e diurezës, sidomos për personat me probleme të zemrës.
Për të ruajtur vlerat ushqyese, shmangni zierjen e tejzgjatur, pasi kjo mund të shkatërrojë vitaminat e ndjeshme ndaj nxehtësisë.