Qepët janë një perime shumë e rëndësishme për shëndetin e organizmit.
Ato janë të pasura me fibër, kalium, kalcium por edhe shumë vitamina të rëndësishme për shëndetin nervor.
Në këtë artikull do të mësoni për vlerat e vitaminave dhe mineraleve që gjenden tek qepa për sistemin nervor dhe nervat.
Vitamina C për sistemin nervor
Vitamina C që gjendet tek qepa ndihmon në funksionin e nervave.
Kjo vitaminë aktivizon enzimat që nxisin prodhimin e norefiniprinës, një substancë e dobishme për komunikimin ndërqelizor.
Kjo substancë mban nën kontroll orën e brendshme, funksionet e trurit dhe vëmendjen.
Një filxhan çaji me qepë të prera përmban 11.8 miligramë vitaminë C.
Vitamina B6 për shëndetin nervor
Konsumi i qepës ndihmon në marrjen e sasive të domosdoshme të vitaminës B-6 e cila përdoret për metabolizimin e glukozës që është burimi kryesor i energjisë për qelizat nervore.
Ajo gjithashtu ndihmon në prodhimin e serotoninës dhe dopaminës, dy substanca të përfshira fort në komunikimin nervor dhe në shëndetin mendor.