Në një intervistë të fundit me New York Times, Al Pacino zbuloi pse e pranoi rolin në komedinë Jack and Jill, një nga filmat më të këqij të viteve 2010.
Pacino deklaroi se Jack and Jill është filmi i parë që djali i tij më i vogël duhet të shohë kur të rritet. Ai mendon se filmi është qesharak dhe se ka ardhur në një kohë kur i duheshin shumë paratë, prandaj edhe ka pranuar të luajë në të.

Jack and Jill nuk ishte një dështim i madh financiar, duke fituar 149 milionë dollarë në kinema, por ishte një dështim kritik. Ka vetëm një vlerësim prej 3 për qind në Rotten Tomatoes bazuar në komentet nga kritikët profesionistë, duke e bërë atë një nga filmat më të këqij të karrierës së Adam Sandler. Për më tepër, filmi u nominua për 12 çmime rekord Golden Raspberry, dhe fitoi deri në dhjetë.
