Kanadaja vijon të jetë në shok pas sulmit tragjik në një shkollë të mesme në Tumbler Ridge. Së fundmi është zbuluar se autorja 18-vjeçare kishte krijuar në platformën Roblox një lojë me përmbajtje që simulonte skenar dhune në një qendër tregtare.
Sipas raportimeve, loja ishte zhvilluar përmes aplikacionit Roblox Studio dhe nuk kishte qenë e aksesueshme për publikun e gjerë.
Pas publikimit të informacionit, Roblox njoftoi se ka:
- Fshirë llogarinë e lidhur me incidentin
- Hequr çdo përmbajtje të ndërlidhur
- Filluar bashkëpunim me autoritetet hetimore
Kompania theksoi se përdor sisteme sigurie të bazuara në inteligjencë artificiale dhe ekipe monitorimi, por pranoi se asnjë sistem nuk është plotësisht i pagabueshëm.


