Pagjumësia paraqitet me vështirësi për të fjetur, zgjime të shpeshta gjatë natës, zgjim të hershëm dhe lodhje pas zgjimit. Mund të jetë:
- Kalimtare (deri në 7 ditë) – shkaktuar nga udhëtimet, zhurma apo ndërrimi i ambientit të gjumit.
- Afatshkurtër (1–3 javë) – pasojë e stresit, humbjes apo shqetësimeve emocionale.
- Kronike (mbi 1 muaj) – shpesh lidhet me sëmundje kronike, çrregullime mendore apo dhimbje të vazhdueshme.
Shkaqet përfshijnë: depresionin, diabetin, medikamente të caktuara, ndërrime turni, përdorimin e pajisjeve digjitale, kafeinën, duhanin, shtatzëninë apo menopauzën.
Trajtimi varet nga shkaku dhe përfshin:
- Krijimin e rutinës së gjumit
- Shmangien e telefonit para gjumit
- Përdorimin e preparateve bimore pa recetë (valeriana, kamomili, pasiflora)
Për raste më serioze, mjeku mund të përshkruajë medikamente të posaçme, por përdorimi i tyre duhet të jetë i kufizuar për të shmangur varësinë. Nëse simptomat vazhdojnë më shumë se 4 javë, këshillohet konsultimi me mjekun.