Shkencëtarët kanë krijuar një pace-maker të përkohshëm, më të voglin në botë, pa tela dhe më të vogël se një kokërr orizi. Pajisja futet me një injeksion, kontrollohet përmes dritës dhe shpërbëhet në trup kur nuk është më e nevojshme, duke shmangur nevojën për ndërhyrje kirurgjikale. Ky zhvillim është frymëzuar nga nevojat e fëmijëve me defekte të lindura në zemër, por pritet të ndihmojë edhe të rriturit pas operacioneve kardiake.
Pajisja përdor lëngjet trupore për të gjeneruar impulse elektrike dhe aktivizohet nga një patch i butë në gjoks që monitoron rrahjet e zemrës. Testimet kanë qenë të suksesshme në kafshë dhe në inde njerëzore në laborator kurse testimet klinike në njerëz pritet të fillojnë brenda dy deri në tre vjet.