Owen Cooper i cili është 16 vjeç u bë aktori më i ri në histori që fiton një Critics Choice Awards, duke konfirmuar talentin e tij të jashtëzakonshëm. Ai shkëlqen në serialin Adolescence, i cili regjistron rreth 45 milionë shikime në muaj.
Gjatë ceremonisë, Cooper ndau skenën me Timothée Chalamet dhe Jacob Elordi, ndërsa u përqafua nga Stephen Graham. Seriali Adolescence fitoi gjithashtu çmimin për Serialin më të Mirë të Limituar, duke e kthyer mbrëmjen në një sukses të plotë për ekipin.


