Më 15 mars, sytë e botës do të jenë te ceremonia e 98-të e Oscar-it, ku favoritët kryesorë për filmin më të mirë janë “Sinners” dhe “One Battle After Another”. Por përtej garës, këtë vit ka fakte dhe rekorde që e bëjnë edicionin edhe më interesant.
“Zootopia 2” kampion i argëtimeve
Filmi i animuar ka grumbulluar plot 1.86 miliardë dollarë globalisht, duke u bërë më fitimprurësi mes të nominuarve. Ndërkohë, në kategorinë e filmit më të mirë, më i suksesshmi financiarisht është “F1” me 632 milionë dollarë.

Emma Stone thyen rekorde
37 vjeçarja, është aktorja më e re që ka arritur shtatë nominime për Oscar. Ajo është gjithashtu e para që pesë nominimet e para i ka marrë për filma të nominuar njëkohësisht për filmin më të mirë.

“Frankenstein” 207 vjet nga libri në film
Adaptimi i Guillermo del Toro për Netflix vjen më shumë se dy shekuj pas romanit të Mary Shelley, një nga diferencat më të mëdha kohore në historinë e Oscar-it.
Jessie Buckley drejt historisë
Pas fitoreve në Golden Globes, BAFTA dhe SAG Awards, Buckley mund të bëhet irlandezja e parë që fiton Oscar për aktoren më të mirë në rol kryesor.

“K-Pop Demon Hunters” në garë për “fitore”
Filmi i Netflix synon dy çmime: animacionin më të mirë dhe këngën më të mirë origjinale me hitin “Golden”.
Timothée Chalamet në gjurmët e Marlon Brando
Me tre nominime në moshën 30-vjeçare, ai bëhet aktori më i ri me këtë arritje që nga Brando në vitin 1954.

Oscar 2026 pritet të sjellë jo vetëm emocione dhe surpriza, por edhe momente historike që mund të ndryshojnë librat e rekordeve të Hollywood-it.


