Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka shpallur nominimet për Oscar 2025, ku “Emilia Perez” kryeson me 13 nominime, e ndjekur nga “Wicked” dhe “The Brutalist” me nga 10 nominime secili.
Yjet e nominuara kanë reaguar me emocion, ku Ariana Grande, e nominuar për Aktoren më të Mirë në Rol Dytësor, tha se ndihej e nderuar dhe mirënjohëse për këtë vlerësim, ndërsa Zoe Saldana falënderoi ekipin e Emilia Perez për punën e jashtëzakonshme në realizimin e filmit. Ndërkohë, Demi Moore, e nominuar për Aktoren më të Mirë, falënderoi Akademinë dhe regjisorin e filmit The Substance.