Orlando Bloom ka ndarë disa fotografi nga pushimet, ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike. Aktori 49-vjeçar publikoi gjithashtu momente të ëmbla me vajzën e tij gjashtëvjeçare, Daisy Dove, të cilën e ka me ish-partneren Katy Perry.
Në njërën prej fotografive, Bloom mban vajzën në prehër gjatë një darke në natyrë, ndërsa në pamjet e tjera është kujdesur t’ia mbulojë fytyrën për t’i ruajtur privatësinë. Daisy shihet edhe me një tatuazh të përkohshëm të kapitenit Jack Sparrow, personazhit të famshëm nga filmat “Pirates of the Caribbean”.
Vëmendje tërhoqi edhe hija e një gruaje misterioze pranë aktorit në plazh. Megjithëse Bloom nuk e zbuloi identitetin e saj, ai është përfolur për një lidhje me modelen zvicerane Luisa Laemmel. Fotografitë u publikuan në një kohë kur Katy Perry ka folur hapur për ndarjen e tyre dhe lidhjen e saj të re.


