Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) LinkedIn
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    ORCA kërkon anulimin e procesit për Bordin e AKA-së dhe paralajmëron rrezik për pavarësinë e institucionit

    ORCA kërkon anulimin e procesit për Bordin e AKA-së dhe paralajmëron rrezik për pavarësinë e institucionit

    Përzgjedhja Jonë April 22, 2026Updated:April 22, 20262 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Organizata ORCA ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), duke kërkuar anulimin e menjëhershëm të tij dhe duke paralajmëruar për rrezik serioz ndaj pavarësisë së institucionit.

    Sipas ORCA-s, i gjithë procesi është i komprometuar dhe ngre dyshime për integritetin e vendimmarrjes në një institucion kyç për arsimin e lartë në vend. Organizata thekson se afati prej vetëm tetë ditësh për aplikim ka qenë i pamjaftueshëm, ndërsa vlerësimi i kandidatëve brenda 48 orëve konsiderohet i paprecedentë dhe i pajustifikueshëm.

    Në reagim thuhet se mungesa e një metodologjie të qartë ka sjellë trajtim të pabarabartë të kandidatëve, ku disa janë penalizuar për arsye të diskutueshme, ndërsa të tjerë janë favorizuar. Po ashtu, ORCA ngre shqetësime për mënyrën e hartimit dhe procedimit të raportit final, për të cilin dyshohet se është përshpejtuar në mënyrë të pazakontë, madje edhe gjatë orëve të vona të natës.

    Organizata e konsideron të pabazuar arsyetimin për urgjencë lidhur me mungesën e kuorumit në Bord, duke theksuar se përbërja aktuale e AKA-së garanton funksionim normal edhe për disa vite.

    Në të njëjtën kohë, ORCA shpreh shqetësim të thellë për rikthimin e emrit të Driton Velës në këtë proces, duke e cilësuar këtë si një veprim jotransparent dhe potencialisht të ndikuar politikisht. Sipas organizatës, përfshirja e tij është bërë jashtë vëmendjes publike, ndonëse ai ishte diskualifikuar në vitin 2023 për deklarime të rreme gjatë një procesi të mëhershëm.

    ORCA paralajmëron se zhvillimet aktuale përbëjnë precedent të rrezikshëm të ndërhyrjes politike në institucione të pavarura dhe mund të dëmtojnë besimin publik në sistemin e arsimit të lartë. Po ashtu, organizata rikujton ndërhyrjet e mëhershme që kishin çuar në përjashtimin e Agjencisë nga mekanizmat ndërkombëtarë të sigurimit të cilësisë.

    Në këtë kontekst, ORCA thekson se situata aktuale rrezikon drejtpërdrejt anëtarësimin e AKA-së në mekanizma ndërkombëtarë si ENQA dhe EQAR, si dhe kredibilitetin ndërkombëtar të diplomave dhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

    Organizata kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij procesi dhe nisjen e një procedure të re, të bazuar në transparencë, meritë dhe respektim të plotë të standardeve ligjore. Po ashtu, ajo fton organet e rendit që të hetojnë këtë çështje për të siguruar llogaridhënie dhe përgjegjësi eventuale.

    Në përfundim, ORCA paralajmëron se do të përdorë të gjithë mekanizmat në dispozicion për të ndalur këtë proces, përfshirë edhe njoftimin e institucioneve ndërkombëtare për zhvillimet e fundit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024460 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024434 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023341 Views
    Our Picks

    Vendim surprizues i ekipit “The Devil Wears Prada 2”

    April 22, 2026

    ORCA kërkon anulimin e procesit për Bordin e AKA-së dhe paralajmëron rrezik për pavarësinë e institucionit

    April 22, 2026

    10 vjet nga vdekja e Prince: publikohet një këngë e re

    April 22, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version