Sipas një studimi të organizatës NORBS, mbi 80 për qind e personave me sëmundje të rralla besojnë se orari fleksibil i punës do t’u ndihmonte të përfshiheshin më lehtë në tregun e punës. Ata theksojnë rëndësinë e miratimit të një ligji të veçantë që njeh të drejtat e kësaj kategorie për punësim të barabartë dhe kushte të përshtatshme pune.
Ligji aktual i Punës nuk i trajton ata si kategori të veçantë, ndërsa mbrojtja ligjore konsiderohet e pamjaftueshme. Projekti, i zhvilluar me mbështetjen e BE-së, përfshin gjithashtu rekomandime për ndryshime ligjore dhe rritje të ndërgjegjësimit për të drejtat në punë të personave me sëmundje të rralla.