OpenAI planifikon të lansojë një model të ri të inteligjencës artificiale të quajtur “Strawberry” brenda dy javëve të ardhshme. Ky model është i përqendruar në arsyetimin dhe do të jetë pjesë e shërbimit ChatGPT.
Strawberry është i veçantë për shkak të aftësisë së tij për të “menduar” përpara se të përgjigjet, duke e dalluar nga modelet ekzistuese të AI që përgjigjet menjëherë.