Yjet e kinemasë botërore parakaluan në tapetin e kuq në Royal Festival Hall në Londër për edicionin e 79-të të çmimeve prestigjioze BAFTA Awards.
Ceremonia u drejtua nga aktori dhe prezantuesi skocez Alan Cumming, ndërsa mbrëmja u dominua nga një fitues i madh.
Filmi One Battle After Another u shpall Filmi më i Mirë, duke rrëmbyer edhe çmimin për Regjinë më të Mirë për Paul Thomas Anderson.
Një triumf i dyfishtë që e vendos këtë produksion në qendër të sezonit të çmimeve.
Aktori më i mire, Robert Aramayo për filmin I Swear
Aktorja më e mirë, Jessie Buckley për interpretimin në Hamnet
Filmi Hamnet u shpall gjithashtu Filmi më i mirë britanik, duke konfirmuar suksesin e tij të madh në skenën vendase.
Skenari më i mirë original, Ryan Coogler për filmin Sinners
Filmi më i mirë në gjuhë të huaj, Sentimental Value
Dokumentari më i mire, Mr Nobody Against Putin
Filmi më i mirë i animuar, Zootropolis 2
Filmi më i mirë për fëmijë & familje, Boong
Edicioni i këtij viti konfirmoi fuqinë e kinemasë ndërkombëtare, me fitues nga zhanre dhe kultura të ndryshme. “One Battle After Another” u shndërrua në yllin e natës, ndërsa “Hamnet” dëshmoi forcën e prodhimit britanik.
Sezoni i çmimeve po nxehet dhe pas BAFTA-s, sytë tashmë janë drejt ceremonive të ardhshme ndërkombëtare.


