Aktorja e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixhari, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e saj me mijëra ndjekës. Së fundmi, ajo ka njoftuar se ndodhet në Spanjë, ku po kalon periudhën para lindjes së fëmijës së saj të dytë. Olta ka ndarë një kujtim të ëmbël nga e kaluara në Instagram.
Në një postim në Instastory, ajo ka publikuar një fotografi të saj 14-vjeçare, e cila ka shkaktuar një valë komentesh dhe pëlqimesh. Portreti i saj në atë moshë tregon të njëjtin shkëlqim që e karakterizon edhe sot.