Olivia Wilde ka reaguar me humor pasi u bë virale në rrjetet sociale për një video ku disa përdorues e krahasuan me personazhin Gollum nga The Lord of the Rings. Krahasimet nisën pas një interviste në një festival filmi në San Francisko, ku një kënd i pafavorshëm i kamerës dhe një lente “fish eye” krijuan një pamje të shtrembëruar të fytyrës së saj.
Në vend që të reagonte negativisht, Wilde e mori situatën me sportivitet, duke bërë shaka në Instagram dhe duke pranuar se nuk ishte “këndi më i mirë”. Ajo madje tha me humor “nuk jam e vdekur”, duke ironizuar komentet e ashpra online. Aktorja theksoi se pamja ishte thjesht rezultat i lentes dhe jo realiteti, ndërsa shumë fansa dolën në mbrojtje të saj, duke kritikuar mënyrën se si gjykohet pamja e personave publikë në internet.


