Ylli i pop-it Olivia Rodrigo ndezi skenën e Lollapalooza Chile më 21 mars, duke u shfaqur me një kostum të kuq prej lëkure me detaje prerjesh dhe shkëlqim, që fansat e quajtën menjëherë “një nga veshjet më të mira të saj ndonjëherë”. Gjatë performancës në Santiago, 22-vjeçarja surprizoi publikun me një version të këngës “Don’t Speak” nga No Doubt, duke thënë: “Jam shumë xheloze për ata që e kanë shkruar, sepse është një këngë fantastike.”
Rodrigo, e cila po vijon turneun “Guts World Tour”, do të performojë së shpejti në Lollapalooza Argentina dhe më pas në edicionet e Brazilit dhe Kolumbisë. Ajo gjithashtu pritet të rikthehet në SHBA më 7 qershor në festivalin Governors Ball në New York, ndërsa në qershor do të ngjitet për herë të parë në skenën e festivalit legjendar Glastonbury – një ëndërr e realizuar për këngëtaren që tashmë numëron tre çmime Grammy.