Olivia Culpo dhe bashkëshorti i saj, ylli i NFL-së Christian McCaffrey, kanë zbuluar se po presin fëmijën e tyre të dytë. Çifti ndau lajmin emocionues në Instagram, me rastin e ditelindjes së 34-të të modeles, duke e quajtur shtatzëninë “dhurata më e bukur e ditëlindjes”.
Në fotografitë e publikuara, Olivia shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë McCaffrey dhe vajzës së tyre 9-muajshe, Colette. Çifti u bë prind për herë të parë në korrik 2025, ndërsa tani familja e tyre po zgjerohet sërish shumë shpejt.


