Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar për herë të parë udhëzime globale për diagnozën dhe trajtimin e meningjitit, një sëmundje e rëndë që mund të shkaktojë vdekje ose dëmtime të përhershme brenda 24 orëve. Vetëm në vitin 2019, u regjistruan 2.5 milionë raste, përfshirë 240.000 vdekje nga meningjiti bakterial.
Sëmundja prek njerëz të çdo moshe, por godet më së shumti vendet me të ardhura të ulëta, veçanërisht rajonin e Afrikës nën-Sahariane. Rreth 1 në 5 të prekur mbeten me pasoja të përhershme.
Udhëzimet e reja synojnë përmirësimin e kujdesit klinik dhe mbështesin fushatën globale “Mposht meningjitin deri në vitin 2030”, e cila synon uljen e rasteve të parandalueshme me vaksina dhe vdekjeve nga kjo sëmundje.