Grupi legjendar britanik “Oasis” ka njoftuar një turne të ri me 38 koncerte, që do të zhvillohen gjatë vitit 2027 në Britani, Irlandë, Evropën kontinentale dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për të shmangur kaosin që shoqëroi shitjen e biletave për rikthimin e tyre në vitin 2025, fansat do të mund të regjistrohen paraprakisht për të fituar të drejtën e blerjes. Çmimet standarde do të jenë fikse dhe do të variojnë nga 71,50 deri në 266,60 paund.
“Niseni festën”, deklaroi grupi, duke premtuar se do të rikthehet edhe një herë për t’ua ngritur humorin adhuruesve në mbarë botën


