Kim Kardashian ka kujtuar jetën e saj bashkëshortore në një episod të ri të reality show-t Keeping Up With The Kardashians.
Motra e saj Khloe komentoi divorcin e saj nga ish-basketbollisti Lamar Odom, gjë që e bëri Kim të rikthehej në kohë.
“Kam qenë atje. Kur nuk mund të parashikosh diçka që do të ndryshojë personalitetin e dikujt dhe atëherë ai nuk është më i njëjti person. Ti e di që nuk do ta kthesh, por nuk mund të jetosh me atë person të ri. Unë e kuptoj”, tha Kim.