Meghan Markle thuhet se është “e shkatërruar dhe e lënduar”, ndërsa po përballet me kritikat, fyerjet e kërcënimet për serialin e saj në Netflix.
Meghan Markle nuk i priste komentet negative të shfaqjes së saj në Netflix në një masë kaq dërrmuese. Seriali i saj i ri në Netflix, “With Love, Meghan”, është kritikuar gjerësisht nga shikuesit.
Seriali i cili shfaq stilit e saj të jetesës dhe gatimit, fillimisht pritej të shënonte një kapitull të ri në karrierën e Meghanit, por në vend të kësaj është pritur me kritika të ashpra, tallje në internet dhe madje edhe kërcënime shqetësuese.
Sipas burimeve të brendshme, Meghan, e cila e riquante veten si “Meghan Sussex” për serialin, kishte shpresa të mëdha që shfaqja do ta vendoste atë si një ndikuese kryesore të stilit të jetës, duke bërë krahasime me figura si Martha Stewart dhe Gwyneth Paltrow.
Megjithatë, pritja dërrmuese negative thuhet se e ka lënë atë të ndihet “e shkatërruar dhe e lënduar”.
“Meghan kishte plot ëndrra dhe aspirata, por duket sikur rënia ishte po aq e shpejtë sa ngritja”, tha një burim për Radar Online. “Tani, megjithatë, ajo ndihet plotësisht e dërrmuar, poshtërimi ende i freskët.”