Chungin “Roy” Lee, një programues 21-vjeçar, ka zhvilluar Interview Coder, një mjet i fuqizuar nga inteligjenca artificiale që gjeneron në kohë reale përgjigje për pyetjet e kodimit gjatë intervistave në distancë, duke ndihmuar kandidatët të sigurojnë vende pune në kompanitë më të mëdha të teknologjisë. Pavarësisht se mori oferta nga Amazon, Meta dhe TikTok, studenti i Universitetit të Kolumbias zgjodhi të sfidojë sistemin e punësimit, raporton CNBC.
Rekrutuesit janë të shqetësuar pasi kandidatët, ndihmuar nga AI, po kalojnë me sukses testet e intervistave, por nuk janë në gjendje të shpjegojnë procesin e tyre të mendimit. Për shkak të ndikimit të teknologjisë si ChatGPT në punësime, kompani si Google dhe Amazon po shqyrtojnë masa më të rrepta, përfshirë kthimin te intervistat me prezencë fizike.
Interview Coder po fiton shpejt popullaritet, me përdorues që paguajnë 60 dollarë në muaj, ndërsa të ardhurat pritet të arrijnë në 1 milion dollarë deri në maj. Teksa debati mbi etikën e AI-së në punësime rritet, Lee është zhvendosur në San Francisko për të zgjeruar biznesin e tij, duke deklaruar se nuk e ka pasur kurrë synim një punë në Big Tech, por thjesht të sfidonte sistemin.