Ousmane Dembele është favoriti për të fituar Topin e Artë këtë vit, përpara Lamine Yamal të Barcelonës.
Duke folur për shanset e tij, ylli i PSG-së e mori si të mirëqenë kandidaturën e tij si njërën prej favoriteve.
“Është normale të konsiderohesh si një nga favoritët për trofeun. Për një trofe individual, nuk ka asgjë më të mirë për një futbollist”, ka thënë fillimisht Dembele në lidhje me Topin e Artë.