Roveri kinez Zhurong zbarkoi në fushat e hemisferës veriore të Planetit të Kuq në zonën e Utopisë, ku më parë kishte indikacione për praninë e ujit. Zbulimet e reja u prezantuan në një studim të botuar në revistën Scientific Reports. Udhëheqësi i kërkimit Bo Wu i Universitetit Politeknik të Hong Kongut tha se një numër karakteristikash gjeologjike në terren tregojnë se një oqean i lashtë ekzistonte në vendin e uljes së roverit.Hulumtimet e mëparshme kanë arritur gjithashtu në përfundime të ngjashme, veçanërisht në zonat ku objekte konike që ngjajnë me krateret janë vërejtur nga një lartësi.
Ka shumë të ngjarë të kenë origjinën nga vullkanet e baltës që shpesh formoheshin aty ku kishte ujë ose akull. Informacioni i mbledhur nga roveri, si dhe të dhënat satelitore dhe analizat e bëra në Tokë, zbulojnë se bregu i oqeanit ishte në zonën e Utopisë. Shkencëtarët kinezë vlerësojnë se oqeani u formua 3.7 miliardë vjet më parë, dhe më pas u ngri dhe u “gdhend” në terren, për t’u zhdukur rreth 3.4 miliardë vjet më parë.