Kompania kineze Unipath ka prezantuar robotin humanoid “Panther”, i cili mund të kryejë një sërë punësh shtëpiake. Në demonstrim, roboti përgatit dhe shërben ushqimin, pastron dyshemenë, rregullon shtratin dhe përdor pajisje të ndryshme shtëpiake.
Teknologjia tregon se inteligjenca artificiale po kalon nga detyrat digjitale te puna fizike. Kina synon që deri në fund të vitit 2026 të fusë në përdorim komercial mbi 10 mijë robotë humanoidë në prodhim, logjistikë, tregti, shëndetësi dhe fusha të tjera.
Megjithatë, roboti i Unipathit ende nuk ka një çmim ose datë zyrtare të daljes në treg.


