Nina Dobrev u përball me një situatë të pakëndshme gjatë Festivalit të Filmit në Venecia. Teksa po pozonte për fotografët në premierën e filmit “Ink”, një pjesëtar i sigurimit iu afrua dhe, duke treguar orën, i kërkoi të largohej nga tapeti i kuq.
Aktorja 37-vjeçare fillimisht dukej e hutuar dhe vazhdoi të pozonte me fustanin e saj Armani Privé. Por pak çaste më vonë, një tjetër zyrtar ndërhyri dhe e drejtoi drejt daljes. Dobrev u përpoq ta kalonte situatën me buzëqeshje, megjithëse në fytyrën e saj dukej qartë sikleti.
Videoja u përhap shpejt në rrjetet sociale, ku shumë fansa shprehën keqardhje për aktoren, ndërsa të tjerë pyetën nëse ajo kishte qëndruar më gjatë seç duhej apo nëse situata ishte rezultat i organizimit të dobët të eventit.


