Keith Urban thumboi ish-bashkëshorten e tij, gjatë premierës së serisë “Road”, e cila lidhet me garën e 12 muzikantëve, që do të konkurrojnë për të hapur turneun e Keith në SHBA.
Këngëtari doli në skenë për të interpretuar “Straight Line”, këngën nga albumi i tij i fundit dhe teksa reflektoi për mesazhin e këngës, s’e harroi ta lëshonte një kunjë.
“(Kjo këngë lidhet me) dëshirën për t’u çliruar nga një rutinë që të rraskapit shpirtërisht, në të cilën mund të jesh ngecur. Mund të jetë një marrëdhënie, punë, kreativitet, me veten…çfarëdo qoftë!”, u shpreh ai.
Këngëtari country shpjegoi se donte që kënga të përcillte idenë e “t’u ndjerit gjallë sërish, pas daljes nga një periudhë e errët. “Straight Line’ është kënga e parë e albumit për shumë arsye, por veçanërisht sepse ajo përfaqëson një energji dhe frymë që u bë linjë e përbashkët e gjithë albumit”, tha ndër të tjera ai.