Nicole Kidman ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj fansave për mbështetjen e jashtëzakonshme që ajo dhe familja e saj kanë marrë që nga ndarja nga jeta e nënës së saj. Në një mesazh prekës, Kidman theksoi dashurinë dhe mirësinë që e kanë ndihmuar gjatë këtyre ditëve të vështira.
“Unë dhe motra ime së bashku me familjen duam t’ju falënderojmë për dashurinë dhe mirësinë që kemi ndjerë këtë javë” tha ajo. “Çdo mesazh që kemi marrë nga ata që e donin dhe e admironin nënën tonë, për ne do të thotë më shumë sesa do të jemi në gjendje ta shprehim ndonjëherë. Faleminderit nga e gjithë familja jonë për respektimin e privatësisë sonë teksa kujdesemi për njëri-tjetrin ❤️”.