Nicole Kidman, 57 vjeçe, shkëlqeu në premierën e filmit “Babygirl” në Festivalin e Venecias me një pamje mbresëlënëse, duke veshur një korse ngjyrë trupi nga marka “Schiaparelli” dhe një fund kadifeje të zi.
Aktorja e njohur pranoi se nuk është “mjaft e guximshme” për të parë filmin e saj për shkak të skenave intime që e bënë të ndihej “e cenueshme”. Me pamjen e saj dramatike, Nicole tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ndërsa kaloi mbi tapetin e kuq në këtë ngjarje glamuroze.