Nicole Kidman ka folur hapur për mënyrën se si e sheh rolin e saj si nënë, duke theksuar se për të prindërimi nuk do të thotë të jesh shoqja më e mirë e fëmijëve, por personi tek i cili ata mund të mbështeten gjithmonë.
Aktorja 59-vjeçare është nënë e Sunday Rose, 18 vjeçe, dhe Faith Margaret, 15 vjeçe, nga martesa me Keith Urban. Sipas Kidman, një nënë duhet të jetë para së gjithash udhërrëfyese, mentore dhe një vend i sigurt ku fëmijët mund të kthehen gjithmonë.
“Unë nuk jam këtu për të qenë shoqja juaj më e mirë. Jam këtu për të qenë personi që është mbështetja juaj”, është mesazhi që Kidman thotë se ua përcjell vajzave të saj. Ajo beson se afërsia me fëmijët është shumë e rëndësishme, por njëkohësisht duhet të ekzistojnë kufijtë dhe përgjegjësia që vjen me rolin e prindit.
Kidman ka folur edhe për dëshirën e Sunday Rose për t’u marrë me modeling. Fillimisht kishte dilema, por këshilla e nënës së saj të ndjerë, Janelle, e ndihmoi ta shihte ndryshe situatën. Janelle i kujtoi se edhe Nicole ishte lejuar të ndiqte pasionin e saj që në moshën 14-vjeçare dhe se duhej t’i jepte të njëjtën mundësi vajzës së saj.
Ndërkohë, Faith së fundmi e shoqëroi nënën e saj në Sydney gjatë promovimit të filmit “Practical Magic 2”. Kidman tregoi se vajza kishte insistuar të udhëtonte me të që nëna e saj të mos e përballonte e vetme udhëtimin – një moment që dëshmon afërsinë mes tyre.
“Nënë para së gjithash, shoqe jo” – filozofia e Nicole Kidman ka nxitur diskutime mes prindërve, por për aktoren qëllimi është i qartë: vajzat e saj duhet ta dinë se, pavarësisht çfarë ndodh, tek ajo do të kenë gjithmonë një mbështetje të sigurt.


