Aktristja e famshme Nicole Kidman ka thyer heshtjen dhe ka folur publikisht për divorcimin e saj nga bashkëshorti Keith Urban, i cili u finalizua më 6 janar 2026 në Tenesi. Nicole ka dhënë një intervistë të drejtëpërdrejtë për Variety, duke rrëfyer si po e përballon këtë periudhë personale dhe si po e përqendron jetën e saj rreth fëmijëve të saj, Sunday Rose (17) dhe Faith Margaret (15).
Ajo theksoi se, megjithë ndarjen, ajo dhe Keith mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet kryesore për vajzat e tyre dhe prioritet i saj është mirëqenia e familjes dhe ndërtimi i një marrëdhënie të qetë me ish-bashkëshortin.
Përkundr përjetimit personal, Kidman ka shumë projekte të reja në karrierë, përfshirë edhe sekuelën e filmit “Practical Magic”, që pritet të dalë në 11 shtator 2026.


