Atleti italian i pjesëmarrës në Lojërat Olimpike është bërë një fenomen në internet për ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me reperin e famshëm Eminem. Veshur me uniformën e tij sportive dhe duke qëlluar shigjetën, ai ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për aftësitë e tij sportive, por edhe për pamjen e tij që ngjason shumë me artistin e njohur.
Kjo ngjashmëri ka nxitur një varg reagimesh dhe komentesh në rrjetet sociale, duke e bërë atë edhe më të njohur jashtë fushave të sportit. Ndërkohë që vazhdon të përfaqësojë Italinë me krenari në garat, ai tashmë ka fituar edhe një lloj tjetër të famës ndërkombëtare.