Kristian Bejl ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme që nga adoleshenca, duke u bërë një nga aktorët më të vlerësuar britanikë të gjeneratës së tij. Nga rolet e hershme në filma si Empire of the Sun dhe Newsies deri te interpretimet ikonike në American Psycho, The Machinist dye trilogjinë The Dark Knight, ai ka dëshmuar talentin dhe përkushtimin e tij. Megjithatë, marrëdhënia e tij me industrinë e filmit ka qenë shpesh e ndërlikuar. “Kur e dua, e dua me gjithë shpirt. Kur e urrej, nuk mund t’i duroj as njerëzit, as filmat,” ka pranuar ai.
Pavarësisht kësaj ambivalence, Bejl vlerëson mundësinë për të punuar me emra të mëdhenj të kinemasë, si Robert Duval, të cilin e cilëson si një nga aktorët e tij të preferuar. Ata kanë bashkëpunuar fillimisht në Newsies dhe pas gati tre dekadash u ribashkuan në filmin The Pale Blue Eye (2022), ku Bejl tashmë si aktor me përvojë ndau skenën me idhullin e tij.