Neymar, ikona e futbollit botëror, ka ndarë lajme të mrekullueshme me adhuruesit e tij, duke konfirmuar ardhjen e fëmijës së tij të tretë. Me një postim të ëmbël në rrjetet sociale, Neymar ka zbuluar jo vetëm gjininë e fëmijës por edhe emrin e saj. Duke postuar një fotografi ku djali i tij mban në krahë vogëlushen e tij, futbollisti ka shkruar “Helena ❤️👧🏻 03/07/2024”.
Ky postim flet qartë për lumturinë dhe krenarinë e Neymarit si baba, dhe ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e tij që i urojnë të gjitha të mirat.