Neymar ka shtuar në koleksionin e tij një nga makinat më ikonike të kinemasë — një Batmobil “Tumbler” të vërtetë, për të cilin pagoi rreth 1.3 milionë euro. Ky model unik, i ndërtuar për 85-vjetorin e Batmanit, ka motor 525 HP, trup të blinduar me Kevlar dhe pajisje speciale si tymues dhe “armë” dekorative, por nuk mund të përdoret në rrugë publike.
Makina është një kopje besnike e asaj që u përdor në trilogjinë e Christopher Nolan, ndërsa Neymar vazhdon të mbajë rekorde jo vetëm në fushë, por edhe në koleksionin e vet luksoz të supermakinave.


