Platforma Netflix ka konfirmuar se sezoni i tretë i serialit të suksesshëm “Squid Game” do të shfaqet premierë më 27 qershor. Lajmi u prezantua gjatë një eventi global të platformës, ku u publikua edhe një fragment nga sezoni i ri.
Pamjet tregojnë 100 lojtarë të mbuluar me gjak, të cilët zgjedhin topa të kuq dhe blu nga një automat gjigant, duke u ndarë në dy grupe – por qëllimi i këtij veprimi mbetet ende i panjohur. Deri tani, Netflix nuk ka zbuluar detaje mbi historinë e re, por pritet që ngjarjet të vazhdojnë aty ku u ndërprenë në episodin e shtatë të sezonit të dytë.
Përveç datës së premierës, janë publikuar edhe fotot e para nga sezoni i ri, duke rritur pritshmëritë e fansave për rikthimin e një prej serialeve më të ndjekura në botë.